Lajme

Hoti paralajmëron Kadri Veselin e ke shansin e fundit që ta ribësh PDK-në

12/14/2017 19:16
nga:D.I

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rexhep Hoti, deklaroi se PDK-ja, është në një kohë humbjesh.

“Pushteti është harxhim. Në PDK ka pasur shumë gabime. PDK ka pasur goditje në tre shtylla. Ekipi i PDK-së, ka bërë gabim në klientelën”, tha Hoti në RTK.

Sipas tij Kadri Veseli u detyrua t’i ndalojë planet e tij.

“Njëra ndër to ishte PAN-i. Nuk kemi ditur të japim përgjigje tre goditjeve që kanë bërë që të jemi këtu”, theksoi ai.

Sipas tij ka ardhur koha që Kadri Veselit të mendoj për zgjedhjen e ekipit të tij.

“Është fatkeqësi ku nuk ka konkurrencë. Është një shanse e fundit e Kadri Veselit që ta ribëjë PDK-në”, vlerësoi ai.

Hoti tha se nëse Kadri Veseli shkon me këtë ekip, do të humb prapë.

“Në PDK janë grumbulluar një numër të njerëzve. Vota e PDK-së, ka shkuar në katër parti”.

Hoti deklaroi se tani më lufta e Kosovës nuk mund të shfrytëzohet për PDK-në.

“Ka 17 vite që lufta ka përfunduar. Kadri Veseli e ka shansin e fundit të përmirësojë PDK-në. Tani PDK është shumë sterile. Ka njerëz që flasin tërë ditën dhe vetëm përçajnë. Sot në PDK flasin njerëzit që i kanë ka 22 23 vite”, tha Hoti.

Për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet në të ardhmen e afërt, Hoti bëri me dije se kjo është në duart e Kadri Veselit.

01/15/2018 16:54

PDK mblidhet për Gjykatën Speciale!