Lajme

Hoti: PAN nuk pranon presion nga Lista Serbe

06/19/2017 22:25
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Kryesisë së NISMA-s, Enver Hoti, ka folur për mundësinë e formimit të qeverisë së Kosovës.

I pyetur rreth deklaratës së Gjuriq se Lista Serbe do të hyjë në koalicion, nëse i jepet posti i kryeparlamentarit, Hoti u përgjigj se nuk pranon asnjë presion nga Lista Serbe.

“Koalicioni PAN është fituese e zgjedhjeve, dhe formimi i qeverisë së ardhshme i takon këtij koalicioni dhe mandatarit për kryeministër Ramush Haradinaj. Sa i përket kërkesës së Gjuriq, mund të them lirisht që koalicioni ynë nuk pranon asnjë presion nga Lista Serbe, as nga askush… Unë mund të them se shpresoj shumë që vendi ta ketë sa më shpejt formimin e qeverisë së re dhe të gjithë padallim të punojnë për të mirën e qytetarëve të vendit, pa dallim etnie”, tha Hoti për “Tribuna Channel”.

12/05/2019 15:50

Vjen çmenduria e radhës nga Lista Serbe, Rakiq nxit serbët e Kosovës të largohen nga institucionet