Lajme

Hoti: Nuk i keni votat për buxhet

12/06/2017 16:22
nga:A K

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në seancën e Kuvendit tha se nuk janë votat e mjaftueshme për të votuar projektligjin për buxhetin e vitit 2018-të, shkruan Gazeta Blic.

Hoti duke ju drejtuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit tha se mund të qëndrojmë në kuvend deri në orët e vona, mirëpo nuk janë votat e mjaftueshme.

”Nuk i keni votat, mund të rrijmë të votojmë deri në ora 12:00 mirëpo votat nuk i keni”, tha shefi i grupit parlamentar të LDK-së.

Ndërsa, Veseli tha se janë të vetëdijshëm se nuk i kanë votat.

”Hoti po shihet se nuk i kemi votat, mendova që po merr qëndrim në emër të grupit parlamentar”, përfundoi ai.

Ndryshe, projektbuxheti për vitin 2018 nuk ka marr votat e mjaftueshme të deputetëve.

Pas një debati dy ditësh nga ana e deputetëve projektbuxheti është hedhur në votim por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme.

Për projektbuxhetin kanë votuar vetëm 58 deputetë që nuk ka  kuorum për t’u miratuar, pasi që opozita nuk ka dashur të marrë pjesë në votim.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se gjatë seancës do ta hedh përsëri në votim. Tash po debatohet për pikat e tjera të rendit të ditës./GazetaBlic

12/10/2017 20:42

Mos prisni: Liberalizmi i vizave nuk është çështje javësh