Lajme

Hoti: Njohja e ndërsjelltë Kosovë-Serbi, qëllimi ynë përfundimtar

02/14/2020 09:22
nga:Norë Kelmendi

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Qeveria e Re e mirëpret rolin kryesor të SHBA-së Kosovë-Serbi, shkruan GazetaBlic.

Hoti ka thënë se letra e sekretarit Pompeo është e qartë, dhe se njohja e ndërsjelltë e dy shteteve është qëllimi i tyre.

Kështu është shprehur Hoti në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Duke mirëpritur rolin kryesor të SHBA në dialogun Kosovë-Serbi.

Letra e sekretarit Pompeo është e qartë – dialogu ka në qendër njohjen e ndërsjellë, i cili është qëllimi ynë përfundimtar.

Normalizimi i marrëdhënieve është thelbësor për prosperitetin në rajonin tonë dhe sigurimin e integrimit në BE të rajonit në tërësi”, ka shkruar ai.

02/14/2020 08:43

Hoti: Për reciprocitet nevojitet koordinim me SHBA-në dhe BE-në