Lajme

Hoti krahason shpenzimet që ka bërë Qeveria Mustafa dhe Qeveria Haradinaj për përvjetorin e pavarësisë!

02/19/2019 09:48
nga:A. R.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë një krahasim mes qeverisë së kaluar me ish-kryeministrin Isa Mustafa, dhe qeverisë aktuale me kryeministër Ramush Haradinaj, sa i përket shpenzimeve të bëra në shënimit e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se Qeveria e kaluar në krye me Isa Mustafën, në vitin 2017 ka shpenzuar 70 mijë euro kushtuar përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Qeveria Haradinaj në vitin 2019 ka shpenzuar 500 mijë euro kushtuar festës së pavarësisë.

Po ashtu, Hoti ka cekur që festa e pavarësisë e vitit 2017 ka zgjatur tri ditë, ndryshe nga festa e vitit 2019, e cila u shënua me disa aktivitete vetëm me datën 16 dhe 17 shkurt./Gazeta Blic./

Shihni shkrimin e plotë të Avdullah Hotit në “Facebook”.

 

Pa koment…
Urime përvjetori i 11 i Pavarësisë të Republikës së Kosovës.

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai