Lajme

Hoti: Kosova në prag të një krize të thellë (Video)

01/16/2017 20:26
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Nisma për Kosovën, Enver Hoti ka thënë se me provokimet nga Serbia dhe të gjitha të këqijat që po i ndodhin vendit janë si rezultat i bisedimeve në Bruksel. Hoti ka thënë se Serbia ka filluar ti korrë frytet e arritura në Bruksel, ngase qeveria sipas tij që nga fillimi ka qenë pa agjendë dhe pa platformë për bisedime.

Hoti në emisionin “ Fakt Plus”, ka thënë se Kosova është në prag të një krize të thellë dhe para cenimit të sovranitetit të vendit. Ai thotë se kjo situatë do të prodhojë diçka të rrezikshme për vendin.

Kjo është kronika në video:

12/14/2019 15:33

Atdhe Nuhiu e Arijanet Muric në bankën rezervë, Bersant Celina starton nga minuta e parë