Lajme

Hoti kërkon që Bashkimi Evropian të reagojë pas kërcënimeve të Serbisë

03/14/2019 18:38
nga:A. R.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të reagojë pas kërcënimeve që po i bën Serbia, duke përmendur kërcënimin e fundit të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, shkruan Gazeta Blic.

Hoti, në një shkrim të bërë në “Facebook”, ka thënë që kërcënimet që vijnë nga Serbia janë boshe.

Shihni shkrimin e plotë të Hotit, pa ndërhyrje:

Cdo dite ndegjojme kercenime nga Serbia, sic eshte rasti i fundit me kercenimin e ministrit te jashtem serb per nderhyrje ne veri te Kosoves. Ata e dine se Kosova tani e ka ushtrine e vet, dhe se KFOR eshte ende ne Kosove. Prandaj, edhe ata e dine se keto kercenime jane boshe.
Por, kjo gjuhe kercenuese tregon se arritja e marreveshjes ne mes te dy vendeve eshte ende larg. Kjo gjuhe duhet te ndalet para cfaredo dialogu. BE-ja duhet te reagoje.

05/27/2019 11:17

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve