Lajme

Hoti: Janë joligjore vendimet e Qeverisë pas dorëheqjes së Haradinajt

09/11/2019 20:20
nga:L H

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se do të shpërfillin vendimet e Qeverisë Haradinaj, të periudhës pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoti i quajti joligjore emërimet e udhëheqësve të institucioneve publike, duke veçuar Universitetin e Ferizajit.

“Emerimet e udheheqesve te institucioneve publike (universiteteve, ndermarrjeve publike, agjencive etj.) gjate kesaj periudhe, kur qeveria eshte vetem ‘kujdestare’ derisa te zgjedhet qeveria e re, jane jo ligjore dhe nuk do te perfillet nga qeveria e ardhshme e udhehequr nga LDK-ja. Çdo vendim i tille, sic ka ndodhur sot ne Universitetin e Ferizajit, do te anulohet”, ka shkruar Hoti./Gazeta Blic