Lajme

Hoti i “çon selam” Thaçit: Nuk të lejoj të përzihesh në kompetencat e mija!

06/11/2020 22:35
nga:N.K

Kryeminstri Avdullah Hoti sërish ka thënë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë ai, e jo presidenti Thaçi.

Hoti në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 tha se Kushtetuta ia jep atij këto kompetenca.

Hoti shton se nuk do ketë përplasje mes krerëve të institucioneve, pasi që Kushtetuta e bën të qartë, sidomos procesin e dialogut. “Presidenti gjithashtu ka kompetencat e veta”, tha ai.

Kryeministri më tutje thotë se nuk do e lejoj askënd që të futet në kompetencat që ia jep Kushtetuta.

“S’do e lejoj askënd të futet në kompetencat e mija kushtetuese. Nuk kam të drejtë e as nuk dua që përgjegjësitë e mia kushtetuese t’ia delegoj dikujt tjetër”, përfundoi Hoti.

08/05/2020 13:31

Hoti: Po krijohen kushtet për zbatim të plotë të pakos për rimëkëmbje ekonomike