Lajme

Hoti-Haradinajt: Nuk jeni për punë të mëdha

12/07/2017 12:12
nga:D.I

Shefi i grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se kryeministri Haradinaj duke u fshehur në raportin e komisionit Bulliqi ka dërguar marrëveshjen e njëjtë të cilën dikur e kundërshtonte.

Në seancën ku po shqyrtohet programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, Hoti tha se programi i Qeverisë nuk do të ketë ndonjë punë të madhe por do të degradojë progresi që është arrit në tri vitet e fundit.

Hoti u ndal te liberalizimi i vizave, ku kusht është demarkacioni me Malin e Zi, duke thënë se në program është premtuar se do të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne po presin marrëveshje të re me Malin e Zi, ta vendosni kufirin atje ku i keni kërkuar Bulliqit që ta vizatojë atje ku keni kërkuar, por ju e sjellët në Kuvend siç ka qenë marrëveshja, në fakt jeni fshehur pas raportit të Bulliqit kur e keni dërguar në Kuvend”, tha ai.

12/11/2017 08:17

Demarkacioni – mollë sherri për Kosovën