Lajme

Hoti: Haradinaj s’po mund të vendos asgjë pa e pyetur Vuçiqin

03/14/2018 12:17
nga:D.I

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj se po vazhdon politikën e PDK-së sa i përket rolit të pakicave dhe Serbisë në vendimmarrje në Kosovë.

Hoti përmes një publikimi të bërë në rrjetin social Facebook ka thënë se Haradinaj tashmë nuk po mund të vendos asgjë pa e pyetur presidentin serb, Aleksandar Vucic.

Reagimi i plotë i Hotit:

Me vazhdimin e vendeve të rezervuara, PDK-ja ka synuar të krijojë situatën për ta qeverisur Kosovën vetëm me pakicat. Këtë sot po mundohet ta bëjë edhe Haradinaj. Por, po i shohim rezultatet. Asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vucic-in.

Pyeteni publikisht Slobodan Petroviqin. A kanë qenë dakord deputetët serbë dakord që në këmbim të vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat ta votonin ndryshimin e Kushtetutës për krijimin e Ushtrisë?

09/19/2018 18:14

Pas takimit me ambasadorët Isa Mustafa tregon qëndrimin e qartë të LDK-së për dialogun