Avdullah Hoti, deputet i LDK-së, ka kritikuar aktgjykimin e vitit 2014 të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ai ka shkelur parimet fundamentale të demokracisë parlamentare, duke krijuar një krizë politike në Kosovë, raporton GazetaBlic.
Hoti argumentoi se ajo ka dhënë të drejtën absolute për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit vetëm për partinë e parë, pa pasur shumicën parlamentare, duke cenuar lirinë dhe pavarësinë e deputetëve.
Sipas tij, zgjidhja është që fituesi relativ i zgjedhjeve të ketë të drejtën e propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, por kjo e drejtë duhet të kufizohet në kohë.


