Lajme

Hoti fillon vizitën në Tiranë, pritet me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Rama

07/03/2020 10:33
nga:Mergim Rreci

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Edi Rama.

Kjo është vizita e parë zyrtare e kryeministrit Hoti në Republikën e Shqipërisë.

I pari i Qeverisë do të qëndrojë në takime pune gjatë gjithë ditës në Shqipëri, ku do të takohet edhe me presidentin Ilir Meta dhe më liderët e tjerë politik të Shqipërisë.