Lajme

Hoti e pret në takim bordin e KOSTT-it, bisedojnë për stabilitetin energjetik në vend

09/18/2020 12:20
nga:A. R.

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim bordin e KOSTT-it.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të nisur nga Qeveria.

Në këtë njoftim thuhet se Hoti ka biseduar me bordin e KOSTT’it për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Bordin e KOSTT-it të kryesuar nga kryesuesi i Bordit, Jeton Mehmeti si dhe Kryeshefin Ekzekutiv, Ilir Shala, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e energjisë, stabilitetin energjetik në vend”, shkruhet në njoftim të Qeverisë.

Hoti sipas njoftimit ka ofruar mbështetjen e Qeverisë së Kosovës duke thënë se stabiliteti energjetik është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, i rritjes së investimeve të brendshme dhe atyre të jashtme dhe në funksion të mirëqenies së qytetarëve.