Lajme

Hoti: Dita e Alfabetit ndër datat më të rëndësishme, u jetësua ëndrra e brezave për alfabet të njësuar

11/22/2020 17:04
nga:Sh Xh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se Dita Alfabetit është ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë.

Kongresi i Manastrit në vitin 1908 unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, shkruan Hoti, përcjellë Gazeta Blic.

Ky kongres jetësoi ëndrrën e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar shqip, thotë Hoti.

Ky është postimi i tij i plotë:

22 Nëntori – Dita e Alfabetit është një ndër datat më të rëndësishme të historisë së kombit tonë.

Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedjen, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrren e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.