Cool

Horoskopi – 14 nëntor 2017

11/14/2017 07:56
nga:D.I

DASHI

Nëse shfrytëzoni të dhënat tuaja prej lideri, nuk mund të gaboni. Gjeni fjalët e sjelljet e duhura për të shpjeguar projektet tuaja. Sot do të keni tendencën që të shqetësoheni përpara kohe.

DEMI

Marsi është gati për t’u larguar nga shenja juaj e kjo do të bëjë që të jeni më të ëmbël. Më në fund një vështirësi që kishit pasur do të kalojë. Qëndroni gati për t’u përshtatur ndaj gjërave të reja, e mos kini frikë nga ndryshimet.

BINJAKET

Nëse i keni provuar të gjitha për t’u qetësuar, por nuk ia keni dalë dot, mos e bëni tragjedi, sepse çdo gjë do të kalojë me kohë. Në raportin në çift evitoni motivet që mund t’ju shkaktojnë zënka me partnerin.

GAFORRJA

Do të jetë një ditë plot ulje e ngritje, në të cilën do ju duhet të ecni në ujëra jo të qeta. Edhe në jetën në çift, mos e ekzagjeroni. Venusi i cili ndodhet në shenjën tuaj do jua bëjë jetën paksa të vështirë si ju e partnerit tuaj.

LUANI

Kini kujdes nga dikush që mbrapa fjalëve të bukura që thotë mund të krijojë prapaskena. Merrni informacione përpara se të firmosni kontrata. Mos luani me zjarrin sepse ata që ju rrethojnë presin nga ju një sjellje më të përgjegjshme, e plot me siguri.

VIRGJERESHA

Hëna sot ju dhuron ide, ndërsa Venusi e Marsi ju ofrojnë logjikën për ti çuar përpara. Hapeni zemrën tuaj me shoqërinë, sepse do të gjeni mënyrën për të përballuar me siguri një moment shumë të rëndësishëm.

PESHORJA

Sot do të përjetoni momente magjike,të gjithë ju që ndodheni në këtë shenjë. Reagoni përballë kritikave që mund t’ju bëhen, duke vënë në punë fantazinë tuaj e do të mblidhni shumë pikë.

AKREPI

Vonesa e dikujt do ju inatosë së tepërmi. Kujdes të mos lëndoni pa dashje persona që i doni,e mund të pendoheni. Jeta në çift shkon mirë dhe do të ketë surpriza të këndshme.

SHIGJETARI

Sot do ju mungojë qartësia e nevojshme për të shfrytëzuar në maksimum takimet e sotme. Do të jeni të favorizuar në fushën e ndjenjave e në raportet personale.

BRICJAPI

Nëse dikush apo diçka ju bezdis, mundohuni ta evitoni, në mënyrë që të mos krijoni telashe apo grindje të kota. Do të bëni mirë të hidhni pas krahëve çdo ndrojtje që kini, sidomos nëse doni të bëni hapin e parë për të rifilluar një raport.

UJORI

Pa u ndjerë në faj, shtyni një takim pune e përkushtojuni një mbrëmjeje romantike. Do të argëtoheni, e do të dini si ta drejtoni lojën ashtu siç dëshironi juve. Mundohuni të fitoni qetësi në çift, duke zgjidhur problemet me partnerin tuaj.

PESHQIT

Qëndroni afër personave që doni, të cilët kanë nevojë që të ndjejnë dashurinë tuaj, e do ju jenë tepër mirënjohës. Do ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me partnerin për të mos krijuar ndonjë telash me të.

 

11/18/2017 08:35

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 18 nëntor 2017