Cool

Hoqi dorë nga ky ves dhe humbi 82 kilogramë

02/08/2019 14:37
nga:L I

Një grua humbi 82 kilogramë, pasi hoqi dorë nga një varësi – ngrënia e ushqimit të shpejtë.

Pesha e saj maksimale arrinte në 170 kilogramë. Ajo vizitonte në atë periudhë 5 vende të ndryshme që servonin ushqime të shpejta, për vetëm një vakt ushqimor, transmeton lajmi.net.

Alysha merrte më shumë se 2.000 kalori në vetëm një vakt ushqimor. Si pasojë e peshës së rëndë, ajo kishte vështirësi në frymëmarrje dhe me mezi dilte jashtë.

Kështu që ajo vendosi t’i futej palestrës, e cila në gërshetim me heqjen dorë nga varësia e ngrënies së ushqimeve të shpejta, bëri që ajo të humbas 82 kilogramë.

Gruaja shpreson që përmes historisë së saj, të nxit dhe vetëdijësojë edhe personat e tjerë që vuajnë nga mbipesha që të luftojnë atë që quhet obezitet.

Obeziteti aktualisht llogaritet si një ndër vrasësit kryesor të njerëzve në mbarë globin.

This woman’s fast food addiction nearly killed her!

This woman’s fast food addiction nearly killed her!

Publiée par Daily Mail sur Mercredi 6 février 2019