Lajme

Hodhi akuza se një deputet i LDK-së shpenzoi 10 mijë euro për udhëtime, zyrtari i VV-së e ka me Arben Gashin

02/06/2022 17:24
nga:Q R

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka thënë se një deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës për dy vjet ka shpenzuar 10,440 euro para të shtetit për derivate.

Gazeta Express merr vesh se Kërçeli e ka pasur fjalën për shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, të cilit s’ia përmendi emrin.

“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë meditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro. 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund! (Nuk bëhet fjalë për ish deputetin Blerim Grainca)”, shkroi Kërçeli.

Postimi i Kërçelit vjen pasi ish-deputeti i LDK-së nga Ferizaj, Blerim Grainca mori vëmendje këto ditë, duke u parë si deputet shembull pasi u publikua një letër ku ai në vitin 2015 i kishte kërkuar Kuvendit që të mos i ndante para për udhëtim, pasi thoshte se jetonte në Prishtinë.

Letra e 29 korrikut të vitit 2015 u publikua dhe u shpërnda gjithandej, pas raportimeve të mediave të enjten dhe të premtën lidhur me shpenzimet për udhëtim të disa deputetëve të kësaj legjislature.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktoj me deputetin Arben Gashi, por ky i fundit nuk është përgjigjur.

Përparim Rama me zyrtarë komunalë zhvendosen në hotelin luksoz të Pejës për “fundjavë pune”, kryetari s’e di çmimin