Cool

Hodhën detergjent në ujëvarë për ta mbushur me shkumë, rrezikojnë jetën e gjallesave (Video)

04/15/2018 15:59
nga:FL.B

Mbrojtësit e rendit në South Shield të Anglisë, janë vënë në kërkim të atyre që hodhën detergjent në një ujëvarë, për ta mbushur hapësirën me një masë të madhe shkume.

Megjithëse duket sikur të jetë një lojë, ata kanë rrezikuar në masë të madhe jetën e gjallesave.

“Peshqit që janë brenda, deri më tani mund të kenë ngordhur, ndërsa kafshët që afrohen për të pirë ujë rrezikojnë të helmohen rëndë”, ka thënë një banor i zonës.

Kjo bukuri natyrore e punuar më 1890, është bërë arsyeja që parku në të cilit ndodhet, të vizitohen shumë nga turistët.

05/18/2018 19:25

Bie nga ujëvara e lartë 45 metra, shpëton pa lëndime në pellgun e thellë vetëm gjysmë metri