Sporti

Hodaj pas transferimit tek Drenica: Jam shumë i lumtur, shpresojë që të dalim në Evropë

07/11/2018 15:12
nga:Lorik J

Portjeri i njohur kosovar Drin Hodaj edhe zyrtarisht ka kaluar tek skuadra e Superligës, KF Drenica.

Hodaj ishte pjesë e Kekut në Ligën e Parë, mirëpo në qershor ai i dha fund aventurës 14 vjeçare tek ‘Elektricistët’, shkruan GazetaBlic

Hodaj në një prononcim për ‘GazetaBlic’ është shprehur shumë i lumtur për kalimin e tij tek skuadra e Tahir Lushtakut.

“Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e KF Drenicës, klubit më me traditë në futbllin e Kosovës. Falenderojë trajnerin Tahir Lushtaku për besimin e dhënë, e falënderoj gjithashtu dhe trajnerin tim personal Tahir Morina”, tha fillimisht Hodaj.

“Jam shumë optimist për sezonin e ri. Shpresojë që bashkë me klubin të arrijmë objektivat.”

“Objektivi im kryesor është që të kem paraqitje sa më të mira dhe të ndihmojë klubin, kurse objektivi i klubit është që të dalim në Evropë”, përfundoi Drin Hodaj për ‘GazetaBlic’.

Vlen të ceket se Drin Hodaj cilësohet si një nga portierët më të mirë në vendin tonë. Ai gjithashtu mbron ngjyrat e kombëtares u21 të Kosovës.

/GazetaBlic/

05/13/2018 18:20

Zyrtare: Këto janë dy skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Vala Superligë për sezonin e ardhshëm