Sporti

Historike – Lionel Messi fiton “Këpucën e Artë” për të gjashtën herë

05/25/2019 09:17
nga:M K

Mungoi dy muaj për shkak të lëndimit, por kjo nuk e pengoi fare.

Fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë”, është shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë për këtë edicion, shkruan GazetaBlic.

Messi realizoi 36 gola, tre më shumë se Mbappe që u rendit i dyti.

Argjentinasi është edhe kandidati kryesor për të triumfuar në ndarjen e “Topit të Artë” që do të ipet në fund të vitit nga revista franceze “France Football”, e që do të ishte i gjashti në histori.

Lionel Messi vazhdon të shtojë trofe të shumtë individual në sirtarin e tij dhe jo vetëm, pasi ishte faktori kryesor që Barcelona triumfoi në La Liga dhe arriti finalen në Copa del Rey.

Leo Messi 3️⃣6️⃣ goals in LaLiga = #GoldenShoe 18/19 👏 Congrats, Leo! ¡Felicidades! Felicitats!🏆👟⚽

Publiée par FC Barcelona sur Vendredi 24 mai 2019

/GazetaBlic/

11/11/2019 20:02

Messi merr vendim të rëndësishëm për të ardhmen e tij – Barcelona në ankth