Cool

Historia interesante e malit që ‘qanë’

01/08/2019 19:36
nga:Natyra

Nëpër botë ka shumë vende magjepëse, të cilat janë emëruar me emra të ndryshëm nga njerëzit, vende këto që natyra i ka krijuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në Havai gjendet një mal në të cilin rrjedh uji mes tij, që është krijuar pas një vullkani, dhe ta jep përshtypjen  që mali po qan. Ky mal njihet si ‘Waialeale’, që në gjuhën havaiane do të thotë “uji që valon”, dhe ngrihet në një lartësi mbidetare prej 1.569 metrash.

Pikërisht për shkak të shirave të dendura, në një pjesë të shpatit të malit ka një numër të madh të ujëvarave, të cilat e bëjnë malin të duket sikur po qan.

Për ta shijuar këtë bukuri natyrore, mënyra e vetme është udhëtimi me helikopter, megjithëse edhe në një rast të tillë ka pak gjasa që të shihen ujëvarat, pasi që mali pothuajse gjithmonë është i mbuluar nga një shtresë e trashë e reve.

Megjithë shirat e dendura, në majë të malit është kryesisht shkretëtirë. Arsyeja është se shumë pak bimë dhe pemë mund t’i bëjnë ballë sasisë së tillë të shiut.

Rrezet e diellit pothuajse kurrë nuk arrijnë të depërtojnë deri në majë. Megjithkëtë, ky nuk është lajm i keq për të gjithë organizmat e gjallë, pasi që këto kushte të ashpra janë shumë të përshtatshme për kërpudha dhe likene.

06/25/2019 09:47

Vëllaznimi: Agim Cana nuk do të largohet nga klubi