Sporti

Historia e skandaleve të Dardanit: Pështymë në fytyrë gjyqtarit, shqelm dhe përplasje me bashkëlojtarët

11/09/2019 23:11
nga:M K

Dardan Berisha po vazhdon me sjellje jo-sportive në palestrat basketbollistike.

Një nga basketbollistët më të mirë që ndonjëherë ka pasur Kosova, qëllon të jetë edhe nga më ‘kokëçarësit’ – veçmas për klubin aktual, Prishtina.

Dardani shquhet për disa përplasje me bashkëlojtarët e tij në karrierën me klubin kryeqytetas, që kur u transferua nga KB Peja, shkruan Gazeta Olle.

Më poshtë disa nga të bëmat më famëkeqe të Berishës në palestrat basketbollistike:

1. Shqelm bashkëlojtarit amerikan

Jo më larg se vitin e kaluar, Berisha u bë protagonist i një skandali me përmasa ndërkombëtare për basketbollin kosovar. Gjatë ndeshjes së vlefshme për Ligën e Kampionëve mes Sigal Prishtinës dhe Donar Groningen në udhëtim, Berisha u përplasë me bashkëlojtarin e tij amerikan në klub atë kohë, Divine Myles.

Nga përplasja verbale, Dardani eskaloi duke e sulmuar me shkelm Mylesin kur ata ishin ende në parket.

Dardan Berisha shqelmon bashkëlojtarin

Dardan Berisha shqelmon bashkëlojtarin

Publiée par Klan Kosova sur Samedi 22 septembre 2018

2. Pështymë në fytyrë për gjyqtarin, Xhelal Mumini

Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të stinorit 2014/15 që u zhvillua në Suharekë mes Sigal Prishtinës dhe Yllit ndodhi një tjetër skandal i Berishës.

15 sekonda pa përfunduar qereku i parë, Dardani merr gabim teknik dhe në nervozizëm e sipër pshtynë në fytyrë gyqtarin Xhelal Mumini duke e marrë menjëherë edhe gabimin teknik të dytë.

Ai del nga ndeshja dhe si duket nervozizmi ka vazhduar edhe në teshatore ku ka përplasur gjithçka që i ka dalë përpara. Besoni ose jo, ai ishte dënuar me vetëm 200 euro nga Komisioni Disiplinor i Federatës e Basketbollit të Kosovës për gjestin e turpshëm në Suharekë.

3. Përplasja me Fisnik Rugovën

Një tjetër emër që i doli në rrugë Berishës ishte ai i Fisnik Rugovës. Në vitin 2014 gjatë një sfidë mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, Berisha u përplasë me Rugovën, pas një gabimi të këtij të fundit.

Në zënë e sipër u përfshinë edhe disa bashkëlojtarë të tjerë bardhekaltër që i dolën në mbrojtje Fisnikut.

4. Përplasja me Edmond Azemin

I radhës që iu shtua problmeve të Berishës është kapiteni shumë-vjeçar prishtinas, Edmond Azemi. Lojtari më i trofeshëm në basketbollin kosovar u përplasë me Berishën sot (e shtunë) pas humbjes që pësuan nga Rahoveci.

Ishte vetë klubi prishtinas që njoftoi për këtë përplasje, duke pezulluar të dy basketbollistët.

02/25/2018 16:11

​Kosova kundër Lituanisë pa Dardan Berishën