Lajme

Historia e policit në Thumanë, thirret në operacion për të shpëtuar nënën e tij

11/26/2019 12:31
nga:B. D

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Por një prej tyre ka mbërritur pikërisht në pallatin ku jetonte nëna e tij, në Thumanë.

Top Channel raportoi se polici, i cili mban edhe një shall jeshil, është përfshirë intensivisht për të nxjerrë nga rrënojat nënën e tij dhe banorët e tjerë të bllokuar.

Në Thumanë numërohen deri më tani 5 viktima, ndërkohë që në total janë 11 persona që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve të godinave në Durrës dhe Kurbin.

06/02/2020 12:18

Bota është mahnitur me atë çfarë ka bërë ky djalosh për nënën e tij