Lajme

Historia e Fadil Ramës që ndihmon 92 vjeçaren serbe vërshon mediat nëpër botë

05/23/2020 15:25
nga:A. R.

Kosova shquhet për tolerancë fetare dhe ndëretnike. E rasti i Fadil Ramës që kujdeset dhe i jep ushqim një gruaje të moshuar të nacionalitetit serb e cila ka ngelur e vetme ne shtëpi në fshatin Vaganesh të Kamenicës është shembulli më i mirë që e dëshmon një gjë të tillë.

Fadil Rama nga fshati Strezofc i Kamenicës çdo tre ditë merr rrugën për t’i dërguar ushqim Vlladica Diçiqit (92 vjeç) e cila jeton e vetme në fshat e braktisur nga të gjithë.

E për një storie të tillë tashmë po shkruajnë një numër i madh i mediave të huaja. Në rrjetin social twitter është duke pasur një shpërndarje të jashtëzakonshme të historisë së Fadil Ramës që ndihmon gruan e moshuar të nacionalitetit serb.

Pashmangshëm edhe mediat serbe kanë shkruar rreth humanizmit të Fadil Ramës./Express/