Kupa e Botës 2022

Histori e çmendur: Amerikani vuri bast mbi 90 mijë dollarë për Marokun, u bë milioner brenda natës

12/09/2022 10:40
nga:E K

Befasia më e madhe që pamë në 1/16 e Kupës së Botës ishte se Maroku eliminoi Spanjën dhe një amerikan besoi në të, e futi në biletë dhe bëri një fitim të madh.

Skuadra marokene e futbollit në Botërorin e Katarit arriti suksesin më të madh në histori duke u renditur në mesin e tetë skuadrave më të mira në botë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pothuajse askush nuk e kishte pritur eliminimin e Spanjës, por një amerikan luajti “çmendurisht” duke besuar në kualifikimin tutje të Marokut.

Ai vuri bast mbi 90 mijë dollarë dhe ky bast i rrezikshëm iu pagua pasi fitoi 1 milionë dollarë.

“Unë po kontrolloja telefonin tim herë pas here, por nuk po e shikoja lojën,” tha ai.

“Unë nuk e di emrin e një lojtari. Nuk do të gënjej dhe të them se e dija se çfarë po bëja. Në fund të fundit ishte një bast që sapo pati fat. Unë jam thjesht një i çmendur.”