• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Hisen Berisha rrëfen momentin e rënies së Agim Ramadanit!

04/12/2019 22:48
nga:Gazeta Blic

Komandanti i Betejës së Kosharës, në një intervistë ekskluzive për “Blic Intervieë” me Astrit Gashin ka rrëfyer momentin e vrasjes së Agim Ramadanit.

“Agim Ramadani ka rënë heroikisht më 11 prill”, tha Berisha, duke shtuar se Agimi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, Agim Ramadani ka qenë koordinator i këtij aksioni, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se kishte frikë se rënia e Agim Ramadanit do t’i demotivonte ushtarët çlirimtarë, por shton ai, rënia e tij ka ndikuar përkundrazi në motivimin edhe më të madh.

Berisha tha se u çua në vend amaneti i Agim Ramadanit, që më nuk do të shkelin këmbët e ushtrisë serbe në atë vend.

Hisen Berisha me një rrëfim të jashtëzakonshëm: Më vjen keq edhe sot se si ushtarët serb humbën jetën

06/16/2019 00:26

Babai i Unikut i dhuron për fëmijët e sëmurë paratë që nuk u shpenzuan për shërimin e djalit