• të fundit

BLIC.TV

Hisen Berisha për Betejën e Koshares: Serbia na nënvlerësoi, nuk e dinte për armatimin dhe shkathtësitë që i kishim

04/12/2019 22:30
nga:A. R.

Komandanti i Betejës së Koshares, Hisen Berisha, ka rrëfyer luftën e fundit në Kosovë.

Në Blic Interview, me Astrit Gashin, Berisha ka treguar se si ishin nënvlerësuar nga ana e Ushtrisë së Kosovës.

Ai përmendi rastin për virtytet që kishin shumica e ushtarëve të Betejës së Koshares.

Ndër ta, Berisha, ka përmendur edhe komandatët si, Sali Çeku dhe Agim Ramadani.

Berisha ka folur për elementet që i posedonin këta dy komandantë dhe nënçmimin që ua kishin bërë ushtarët serb, sidomos në posedimin e municionit.

“Ata na kanë nënvlerësuar. Nuk e kanë ditur saktë për vecoritë që i ka pasur secili nga ushtarët. Për shkathtësinë që e kanë poseduar Sali Çeku dhe Agim Ramadani. Për armatimin që e kemi poseduar ne në Betejën e Koshares”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Për ta parë rrëfimin e tij për Betejën e Koshares, dhënë për Blic Interview, shikone intervistën e plotë