BLIC.TV

Hisen Berisha kundërshton fuqishëm idenë për shkëmbimin e territoreve: Është matematikë e keqe dhe e rrezikshme për Kosovën!

10/01/2019 20:30
nga:Gazeta Blic

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “Blic Zgjedhor” prodhim i “Gazeta Blic” ku ka prezantuar prioritetet e subjektit politik që ai i takon.

20 pas përfundimit të luftës me Serbinë, ish-komandanti i UÇK-së Berisha, pohon se tani është koha e fundit që të bëhen ndryshime.

Gjatë kësaj interviste, Berisha u deklarua edhe rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, temë kjo që u diskutua në opinon si mundësi që të ketë qenë e përfshirë në diskutimet me palën serbe.

“Kosova duhet të luftojë për krijimin e identitetit të vet territorial siç  ka të njohur ndërkombëtarisht. Kudo që ka shqiptarë duhet të luftohet për krijimin e identitetit nacional aty ku janë, duhet të intentisifikojnë identitetin e tyre kudo që janë. Nuk janë popull i pulave e i zogjve me i shpërnda herë aty e herë aty”, tha ai.

Duke kundërshtuar fuqishëm këtë ide, Berisha ndryshe e quajti edhe të rrezikshme dhe matematike të gabuar.

“Normal, unë jam kundër cenimit të cfarëdo vije cenimit të territorit të Kosovës. Pse u dashka me shkëmby territore? A nuk mund të jetojnë ata aty ku janë? Pse u dashka sot me luajt me ndjenja të njerëzve e me hap konlfikte të reja? Njerëzit të jetojnë në trevat e tyre, të ndjejnë vetën aty ku janë aty ku peshojnë rëndë. Është koncept shumë i gabuar nëse i hym kësaj matematike. Çka po dojnë më prodhu prej kësja, duan sërish luftëra ballkanike? Është ide e rrezikshme kjo”, u shpreh Berisha.

Më poshtë mund ta shikoni intervistën e plotë:</strong