Geek

Hiqen reklamat në YouTube që përmbanin kodin për mihjen e bitcoinit

01/28/2018 20:08
nga:D.I

Valutat digjitale kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë disa muajve të fundit, dhe në mesin e tyre është bitcoin, kryesisht për shkak të popullaritetit dhe vlerës së tij.

Popullariteti i valutave digjitale ka bërë që shumë njerëz të shfrytëzojnë situatën dhe të mihin valutat e mundshme duke përdorur burimet e njerëzve të tjerë.

Një nga metodat është të vendosja e kodit për mihjen e valutave digjitale në faqet e internetit, transmeton KosovaPress. Megjithëse veprimet e përmendura nuk janë asgjë e re, kodi për mihjen e valutave digjitale kohë më parë është gjetur i fshehur në reklamat që janë shfaqur në YouTube.

Përdoruesit vunë re se antivirusi i tyre po shënon YouTube si problem. Situata u përshkallëzua kur kompania për siguri kibernetike Trend Micro shpjegoi se platforma Google DoubleClick po keqpërdoret dhe se ajo ka infektuar reklama me kodet kriptografike të minierave.

Google ka bërë të ditur se ka bllokuar reklamat problematike për më pak se dy orë dhe se kodet qëllimkëqija janë hequr nga platforma e kompanisë.

02/20/2018 21:37

Venezuela lëshon versionin e vet të Bitcoin