Sporti

Hipokrizia e Munishit në pak vetëm pak ditë

11/30/2019 11:23
nga:M K

Vazhdon të jetë pjesë e padiskutueshme e mediave, shpeshherë si pasojë e arrogancës dhe sjelljeve të pahijshme që i bën.

Së fundi ai u dënua nga FFK-ja me katër ndeshje mos-kryerje të detyrës në organizimet zyrtare të shtëpisë numër një të futbollit kosovar, pas kartonit të kuq në takimin derbi Ballkani – Gjilani, shkruan GazetaBlic.

Sipas federatës, konfrontimi verbal që kishte me një nga futbollistët mysafirë, ka qenë indikatori kryesor që ish-trajneri i Dritës të dënohet. Interesant është fakti te hipokrizia e Munishit, i cili gjatë gjithë kohës “ledhatonte” gjyqtarin Nuza, duke shkruar në profilin e tij se Nuza vazhdon të jetë gjyqtari më i mirë në Kosovë, me mendjen dhe shpresën se kjo sjellje do të ndikonte në zbutje të dënimit, por nuk ndodhi ashtu, edhe pse dorën në zemër për sjellje të atij lloji, katër ndeshje janë pak. Gjithsesi, është vendim i FFK-së, andaj edhe duhet respektuar.

Pasi mësoi dënimin, Munishi shfrytëzoi profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook” për të ironizuar me të, teksa nuk dihet arsyeja pse ai e ka vendosur aty një brisk për rroje, ashtu siç edhe mund ta shihni në foton e mëposhtme.

/GazetaBlic/

03/17/2020 18:31

Budallallëku i Munishit | Nuk përfill lutjet shtetërore, ndërpren karantinën