Sporti

Higuain pak gjasa për rikthim, Paqueta i gatshëm

06/06/2020 22:52
nga:M K

Juventus-Milan është sfida që do të konfirmojë rikthimin e futbollit italian.

Dueli i parë i gjysmëfinales së kupës së Italisë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 1-1, me bianconerët që barazuan në çastet e fundit, përcjell GazetaBlic.

Kësaj radhe, do të takohen sërish, por pas afor tre muajsh pauzë.

Me 12 Qershor, Juve e pret Milanin në “Allianz”, me synimin e vetëm kualifikimin në finale, megjithëse nuk do ta ketë të lehtë, pasi Rossonerët do të tentojnë që ta shpëtojnë sezonin për trofeut të kupës.

Sipas mediave në Apenine, Higuain pritet të jetë një nga mungesat e “Zonjës së Vjetër”, për shkak se ende nuk është rikuperuar plotësisht, ndërsa në anën tjetër, Paqueta ka arritur të rimëkëmbet dhe pritet të jetë pjesë e kampit “kuq e zi” në ekspeditën drejt qytetit industrial.

/GazetaBlic/

06/12/2020 22:57

Shterpë në Torino, Juventusi në finale