Sporti

Higuain dhe Bentancur ndërprejnë karantinën, “ikin” drejt Argjentinës

03/19/2020 17:08
nga:M K

Përkundër faktit se dy futbollistë të Juventusit janë diagnostifikuar me koronavirus, dy të tjerë e kanë ndërprerë karantinën.

Të paktën kështu shkruajnë mediat italiane, që konfirmojnë se Higuain dhe Bentacour janë larguar drejt Argjentinës, përkundër faktit se ende nuk e kishin përfunduar karantinën e plotë 14-ditëshe, përcjell GazetaBlic.

Siç thuhet, në kufi, të dy lojtarët, ua kanë konfirmuar autoriteteve se kanë rezultuar negativ me koronavirus, si e vetmja mënyrë për t’u larguar nga Italia.

Si Higuain, ashtu edhe Bentacour, ishin në aeroplan së bashku me familjet e tyre, ndërsa raportohet se sulmuesi e ka nënën e sëmurë, andaj edhe ka vendosur që të kthehet në vendlindje.

/GazetaBlic/

03/28/2020 10:58

Brazilianët e Juventusit largohen nga Torino