Sporti

Hidhet shorti i “Copa del Rey”, Barcelona e Real Madridi mësojnë kundërshtarët

01/24/2020 14:55
nga:M K

Janë zbuluar çiftet e raundit të radhës në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në gadishullin Iberik, “Copa Del Rey”.

Skuadrat e mëdha si Barcelona e Real Madridi kanë mësuar kundërshtarët e ardhshëm, në njërin nga trofetë që në fund synojnë t’i shtojnë në sirtarin e tyre, shkruan GazetaBlic.

Katalunasit e presin skuadrën nga Primera Divison, Leganes, ndërsa “madrilenët” do të kenë punë më të lehtë, pasi i shkojnë Zaragozas nga Segunda Division, e cila synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, megjithëse nuk do të thotë se “galaktikët” e kanë të sigurtë kalimin tutje, e dëshmia më e mirë është eliminimi i mbrëmshëm i Atletico Madridit nga Leonesa, që luan pikërisht në nivelin e dytë të kampionateve në Spanjë.

Më poshtë të gjitha duelet e fazës së 1/8-ës së finales:

Badajoz – Granada

Cultural Leonesa – Valencia

Tenerife – Athletic Bilbao

Real Zaragoza – Real Madrid

Mirandes – Sevilla

Rayo Vallecano – Villareal

Barcelona – Leganes

Sociedad – Osasuna

/GazetaBlic/

02/07/2020 17:09

Një autsajder gati për të triumfuar, tërhiqet shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit