Lajme

Hidhet lëndë e dyshimtë brenda sallës së Kuvendit në Shqipëri

10/17/2024 11:11
nga:Sh R

Demokratët Elda Hoti, Petrit Doda dhe Gëzim Ademaj janë deputetët që u përjashtuan nga kryetarja e Kuvendit në Shqipëri, Elisa Spiropali.

Teksa vijonte të protestonte brenda sallës së Kuvendit, të mbushur me njerëz, deputetja Hoti ka nxjerrë një shishe, e cila dyshohet se ka pasur lëndë djegëse dhe e ka hedhur në sallë, shkruan A2.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i gardës, e cila ka neutralizuar deputeten, teksa kryeparlamentarja Spiropali e ka përjashtuar.

“Ke ardhur në Kuvend me benzinë me vete, dilni jashtë. DIl jashtë, ke rrezikuar jetën e kuvendit. Je e përjashtuar. Me ju do të merret SPAK. Të verifikohet materiali që u hodh mbi deputetët. Petrit Doda dhe Elda Hoti dilni jashtë”, tha Spiropali.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm shqiptar, Ervin Hoxha ka paralajmëruar padi ndaj deputetëve të opozitës, pas dyshimeve se në Kuvend u hodh lëndë djegëse benzinë.

“Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të merren, Do të bëjmë kallëzim penal”, tha Hoxha.