Lajme

Hidhen akuza për keqpërdorime në Pakon Emergjente

05/22/2020 22:49
nga:A. R.

Kryetari i Sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, ka hedhur akuza ndaj menaxhimit të Pakos Emergjente, që javë më parë ishte marr vendim nga ana e qeverisë në detyrë.

Në dokumentarin nga “Expose” prodhim i Gazeta Blic,  Azemi ka thënë se shumë persona të cilët nuk është dashur të marrin mjete nga Pakoja Emergjente, e kanë bërë një gjë të tillë.

Tutje, ai ka kritikuar edhe mënyrën se si qeveria është duke u kujdesur për punëtorët privat që kanë humbur vendin e tyre të punës.

“Përfitime nga Pakoja Emergjente ka pasur edhe nga ata persona të cilët nuk është dashur ta bëjnë një gjë të tillë. Ka pasur keqpërdorime me atë pako, ku kanë përfituar personat që nuk e kanë merituar të marrin mjete nga kjo pako. Këtë gjë po e thonë edhe zyrtarë qeveritarë të cilët e kanë bërë këtë pako”, ka thënë Azemi, shkruan Gazeta Blic.

Një gjë të tillë për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic, e ka konfirmuar edhe profesori i ekonomisë, Besnik Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se shumë biznese rrezikojnë të mbyllen, në rast se nuk do të kenë mbështetje nga ana e institucioneve vendore.

Dokumentarin e plotë nga Expose mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Kaq humbje financiare u shkaktuan nga koronavirusi, në vetëm një biznes kosovar

Profesori Krasniqi jep alarmin: Këto biznese do të punojnë vetëm sa për mbijetesë – disa të tjera mund të shuhen