Erik Ten Hag është rikthyer në futboll, por jo si trajner, pasi u prezantua zyrtarisht si drejtori i ri teknik i Twente-s!
Ish-trajneri i Ajax, Manchester United dhe Bayer Leverkusen ka qenë i papunë që nga shtatori, kur “Aspirinët” e shkarkuan pas vetëm 4 ndeshjesh në krye.
Specialisti 55-vjeçar do t’i bashkohet Twentes më 1 shkurt. Ai nënshkroi një kontratë me klubin deri në mesin e vitit 2028.
Nga sezoni 2026/2027, Ten Hag do të pasojë drejtorin teknik aktual Jan Stroyer, i cili kohët e fundit njoftoi tërheqjen e tij pas përfundimit të këtij sezoni.
Ten Hag do të punojë tani për sezonin e ri, duke ndihmuar trajnerin aktual të ekipit, Jon van den Brom.
Holandezi kthehet në Twente, ku filloi karrierën e tij profesionale. Ai pati sukses të madh si lojtar për ekipin dhe pikërisht aty filloi karriera e tij si trajner.
/GazetaBlic Sport/


