Lajme

E dhimbshme: Vdes në moshë të re Ylber Trolli, ishte edhe anëtar i ‘Dardanëve’

08/05/2025 10:27
nga:Mergim Rreci

Tifo-grupi ‘Dardanët’, kanë njoftuar për vdekjen e njërit prej anëtarëve të tyre, Ylber Trolli.

Në njoftimin e publikuar thuhet se ai ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë anëtari ynë i dashur, Ylber Trolli. Ylli ishte pjesë e pandashme e Dardanëve dhe i përkushtuar ndaj vlerave që na bashkojnë. Me largimin e tij, kemi humbur jo vetëm një mik e vëlla, por edhe një zemër të madhe që gjithmonë rrezatonte dashuri, besnikëri dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e tyre.