Sporti

ZYRTARE: Shtyhet përsëri ndeshja Maqedoni e Veriut – Kosovë

04/01/2020 16:36
nga:Mergim Rreci

UEFA ka marrë vendim që të gjitha ndeshjet e kombëtareve të muajit qershor të shtyhen deri në një njoftim të ri.

Ky vendim është mbajtur në video-konferencën e mbajtur sot nga UEFA me 55 shtetet anëtare.

“Të gjitha ndeshjet e ekipeve kombëtare për meshkuj dhe femra që është dashur të luhen në qershor të vitit 2020 janë shtyrë deri në një njoftim të ri. Kjo përfshinë edhe ndeshjet e Play Off për UEFA EURO 2020 dhe ndeshjen kualifikuese për EURO 2021 në kategorinë e femrave”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se ky vendim ka shtyrë edhe ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë, e paraparë të luhej në muajin qershor në Shkup, shkruan GazetaBlic

Përveç kësaj, UEFA i ka anuluar të gjitha ndeshjet e kompeticioneve tjera evropiane deri në një njoftim të ri.