Cult

“Heshtja nuk të ndihmon”, kampanjë sensibilizuese për viktimat e dhunës seksuale

01/10/2019 19:32
nga:Gazeta Blic

“Heshtja nuk të ndihmon” është titulluar projekti sensibilizues për viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në vend, i realizuar nga një grup studentësh të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës.

Ky projekt i cili është përgatitur në kuadër të lëndës marrëdhëniet me publikun, të cilën e ligjeron profesoresha Remzie Shahini-Hoxhaj, ka për synim nxitjen dhe përkrahjen e të gjithë atyre personave që kanë qenë viktima të dhunës seksuale, shkruna GazetaBlic.com

Në këtë kampanjë sensibilizuese të realizuar nga studentët, Mirlinda Bajraktari, Zoje Sadiku, Shqipe Pajaziti, Haris Ademi, Urim Isma, Kastriot Qerimi, ka dhënë një mesazh inkurajues edhe Vasfije Krasniqi Goodman, viktimë e dhunës seksuale.

“Nëse ti nuk flet, unë flas për ty gjithësesi, por unë du zërin me ta ni, jo veç lotin me ta pa”, ishte mesazhi i saj.

Përveç Krasniqi Goodman, personazhe tjera që ishin pjesë e këtij projekti janë edhe prirësit fetar Enis Rama, Don Lush Gjergji, Feride Rushiti drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Kadrie Tahiraj drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Gruas dhe Visar Sadiku, psikolog.

Ndërkaq aktorja Xhejlane Tërbunja, është ajo e cila bëri që ky projekt të ngjallë më shumë dramacitet me përformancën e saj.

Projektin në fjalë mund ta shihni të plotë më poshtë: