Lajme

Heshtet Vetëvendosje- Asnjë fjalë nëse Albin Kurti do t’i shkoj në takim presidentit

03/09/2020 11:09
nga:Gazeta Blic

Edhe pse presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka ftuar në takim edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, nga kjo parti nuk kanë treguar nëse do të shkoj lideri i tyre në këtë takim.

Gazeta Blic ka provuar të kontaktoj me zëdhënësin e kësaj partie, Arlind Manxhuka, por ai nuk është lajmëruar në thirrjet e redaksisë.

Ndërsa nga Qeveria e Kosovës kanë theksuar se nuk kanë informata në lidhje me atë se a do të shkoj Albin Kurti në takim tek i pari i vendit.

Haki Abazi ka theksuar shkurt për Gazeta Blic se “nuk ka informacione”.

“Nuk e di. Nuk kam informatë”, tha shkurt ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, në këto momente është duke u zhvilluar takimi i presidentit me drejtuesit e LDK-së, ku pos kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa në takim është edhe Lutfi Haziri.

Gazeta Blic mbrëmë ka raportuar se sipas të gjitha gjasave pozitivisht ftesës së Thaçit do t’i përgjigjet edhe lideri i VV-së Albin Kurti.

Megjithatë, i pari i ekzekutivit, Albin Kurti nuk e ka përfshirë në agjendën e tij takimin me presidentin Thaç.

Ky është njoftimi i plotë për takimin:

Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët institutcional dhe politik

Njoftim për media:
Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;

Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.Mirëpresim ekipet tuaja!

Isa Mustafa i shkon në takim Hashim Thaçit

06/03/2020 21:38

Hashim Thaçi “provokon” Albin Kurtin: Sot, e futi “bishtin nën shalë”