Euro2024

Heroi i vërtetë i Spanjës ishte Dani Olmo, e largoi topin nga vija në minutat e fundit

07/14/2024 23:06
nga:E K

Spanja fitoi finalen e madhe të Euro 2024 duke mposhtur Anglinë me rezultat 2-1.

“La Furia” ishin dominues në pjesën më të madhe të takimit teksa golin e avantazhit e shënuan në minutën e 47’të me Nico Williams, shkruan GazetaBlic Sport.

Palmer barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73’të, kurse Oyarzabal shënoi golin e fitores për spanjollët.

Teksa rezultati ishte 2-1, në minutat e fundit, Olmo shpëtoi Spanjën pa pësuar gol për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Olmo ishte vendimtar teksa largoi topin nga vija e fundit e portës së Unai Simon.

Ja momenti: