Sporti

“Here comes the sun” – Liverpooli kampion i Anglisë

06/25/2020 23:10
nga:M K

Tri dekada pritje, orvatje, lëkundje, batica, zbatica, shpresë, por mbi të gjitha ëndërr dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, ëndrra një ditë prej ditësh do të jetësohej.

Qyteti i legjendave “The Beatles”, njëherit kreatorët e këngës së përjetshme, “Here comes the sun”, ose “Ja tek del dielli” për ta përkthyer në shqip, më në fund, pas plotë 30 vitesh, do të jetë nikoqir i trofeut më të vlefshëm në ishull, përcjell GazetaBlic.

U deshë një trajner gjerman me mentalitet anglez, për ta krijuar Liverpoolin, klub anglez, por me mentalitet gjerman, që të luftojë nga dita e parë e edicionit 2019/2020, e deri në atë aktual, për t’ia arritur qëllimit.

Dështimi i ndjekësit të parë, gjegjësisht humbjes së Manchester Cityt, në udhëtim te Chelsea, nënkupton diferencë prej 23 pikësh, kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund, çka do të thotë, se Liverpoli edhe matematikisht fiton titullin e 19 në histori.

Një arritje fenomenale kjo, derisa kur kësaj ia shtojmë edhe numrin e trofeve që skuadra e kuqe nga “Merseyside” gëzon në garën më të madhe për klube në kontinentin e vjetër, pra Ligën e Kampionëve, atëherë me siguri se mund t’ia mveshim epitetin e klubit më të madh në vendin që njihet si djepi i futbollit.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri