Sporti

Henry dëshiron të bëhet trajner i Arsenalit

05/17/2018 17:48
nga:Y.K

Arsenali pritet që të bisedojë edhe me legjendën e klubit Thierry Henry për pozitën menaxheriale të trajnerit në Emirates

Kështu kanë thënë disa burime për Sky Sports, ku thuhet se klubi ka vendosur ta shtyej emërimin në këtë pozitë edhe për disa kohë.

Por, Sky Sports shkruan se për Arsenalin ende kandidat kryesor mbetet Mikel Arteta, që po ashtu ishte ish kapiten i Arsenalit.

Arteta është njeriu i dytë në Manchester City pas Pep Guardiolës dhe ishte njëri prej njerëzve kyç të tij në suksesin e këtij sezoni në Premier Ligë.

 

Topxhinjtë kanë mbajtur biseda të gjata me Artetën të enjten për ta marrë këtë pozitë, megjithatë ata kanë plan B dhe në të është i përfshirë edhe Henry me të cilin pritet që të bisedojnë.

Bosët ekzekutiv të Arsenalit do të vazhdojnë gjatë ditës së sotme prapë bisedimet me meanxher të ndryshëm dhe në fund të vendosin se kush do ta drejtojë Arsenalin për sezonin e ardhshëm.

Besohet se klubi londinez dëshiron ta emërojë trajnerin më se largu deri më 14 qershor, para Botërorit në Rusi.

10/17/2018 16:58

Henry fillon punën si trajner i Monacos