Showtime

Heidi Lishtaku dhe Robin Krasniqi flasin për martesën dhe fëmijët

04/23/2019 22:17
nga:L I

Çifti shqiptar Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi kanë treguar ndetaje nga jeta e tyre bashkë.

Ata kanë treguar se janë shumë suportues për karrierën e njëri-tjetrit dhe kujdesen që gjithçka të shkojë mirë. Gjithashtu Heidi dhe Robini kanë treguar pak dhe për planet për fëmijë dhe martesë, ku kanë shprehur dëshirën që të bëjnë një dasmë këtë vit:

“Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqëndruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na marrin gjithmonë 3 muaj dhe është një organizim i madh… Familja është e ardhmja e një çifti të lumtur. Të dy ne vijmë nga familje të mëdha. Është qëllimi i jetës sonë për të pasur një familje me shëndet dhe lumturi.”

Po rikthimin në Kosovë a e kanë menduar?

“Po, e kemi menduar. Për fat të keq nuk i kemi mundësitë profesionale të njëjta njësoj si në Zvicër ose Gjermani. Për ne është pak problem rikthimi në Kosovë, por ne vijmë disa herë në vit dhe gëzohemi shumë kur kthehemi për pushime në vendlindjen tonë.”- është shprehur Heidi për revista “Who”.