Lajme

Haziri: VV ka bashkëpunuar edhe më parë me PDK

09/09/2020 12:46
nga:Sh Xh

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar sot mocionin që ka iniciuar Lëvizja Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

Sipas tij, LVV kishte bashkëpunuar me partinë e Kadri Veselit edhe në vitin 2017-të.

Ai thotë se javëve të fundit kabineti është duke kryer punën e saj më mirë.

“Nuk është hera e parë, VV ka bashkëpunuar me PDK-në edhe në vitin 2017 kur e kanë rrëzu Isa Mustafën, unë besoj shumë që është çështje e tyre, kabineti po e kryn punën e vet në mënyrën më të mirë javët e fundit dhe stabiliteti varet me angazhimin në Kuvend”, është shprehur ai.

Veliu-Osmanit: Nuk mund ta ndash LDK-në

09/10/2020 18:14

Haradinaj flet pas takimit, tregon se a ka mospajtime në koalicion