Nënkryetar i LDK-së për Bashkëpunim Rajonal, Lutfi Haziri, tha se si subjekt politik, LDK nuk e përkrahë mocioni i mosbesimit.
Ai tha se PDK dhe AAK le ta kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit, por pa LDK-në.
“Ne po lypim zgjedhje në një rrugë më të shkurtër. Rruga e mocionit me shpërbërje është me e marrë përgjegjësinë të gjithë brenda. Për çka duhet me u rrëzu Qeveria disa muaj para zgjedhjeve, për çka është arsyeja. Ne mendojmë se kati i dorëheqjes është politikisht korrekt, ku iu thua njerëzve kemi ardhë në një pikë kur Kosova, këtë javë në vend që ne me folë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, tha Haziri në ATV.