Lajme

Haziri i sigurt: Nuk hyjmë në koalicion me PDK-në

06/13/2017 18:22
nga:A. R.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit, ka folur edhe për mundësitë e koalicioneve paszgjedhore.

Ai ka thënë se LDK nuk do të ketë asesi një koalicion me PDK-në.

“LDK ka takuar partnerët e koalicionit, jemi duke pritur rezultatin e kandidatëve, me të vetmit që nuk hyjmë në koalicion janë koalicioni i PDK-së, këtë e kemi bërë të ditur menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë”.

“Me LDK-në nuk kanë çfarë diskutojnë për këtë”.

Haziri që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se rregullat e njëjta vlejnë edhe për AAK-në që është në koalicion me PDK-në.

“Haradinaj përderisa është në koalicion të PDK-së ka rregullat e njëjta”.

“AAK nuk mund të largohet nga ky koalicion, marrëveshja me partnerë është e kushtëzuar edhe në zgjedhjet lokale”.

“Nëse marrëveshjet politike shkelen atëherë askush askujt nuk i beson askujt. Ata kanë një marrëveshje politike, për dy nivele, nivel qendror dhe lokal, kjo është marrëveshja që e ka rrëzuar Veselin për postin për kryeministër”.

10/11/2019 23:55

Kandidati i PDK’së për deputet: Rusët kanë mundur të ndikojnë në zgjedhjet e 6 Tetorit