Lajme

Haziri: Respektoni masat ndaj COVID-19 dhe mos u bëni për kujdes intensiv

10/10/2020 17:22
nga:F K

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë thirrje banorëve të kësaj komune që të mos e neglizhojnë koronavirusin, shkruan GazetaBlic. 

Haziri, në një postim në Facebook ka shkruar respektimi i rregullave, sipas tij, është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes.

“Pas 10 rasteve të reja pozitive me #COVID19 në Gjilan dhe rritjes në nivel të Kosovës, apeli im nga zemra është që të mos e neglizhoni këtë virus, por t’i përmbaheni rregullave, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes. Gjendja e përgjithshme në Gjilan është kjo: 1078 të infektuar në total, 958 të shëruar, 47 të vdekur, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra në pritje. Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv”, ka shkruar ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë infektuar 80 persona, pas testimit të 566 mostrave.

Në një konferencë për medie, i pari i MSH-së, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim të masave nëse s’respektohen masat anti-covid./GazetaBlic

​Zemaj numëron “sukseset” 100 ditore, pandemia vazhdon të mbetet sfidë

 

11/21/2020 19:08

Zemaj e pranon se kufizimet e qeverisë s’po kryejnë punë: Rastet dhe viktimat po shtohen