Lajme

Haziri: Nuk e kam besu se Kurti do ta shkarkonte Agim Veliun

03/22/2020 21:43
nga:Gazeta Blic

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, në një intervistë ekskluzive për emisionin N’Konak që ka thënë se nuk e ka pritur shkarkimin e Agim Veliut.

Haziri ka thënë se nuk e kishte imagjinuar që Kurti do të bënte këtë veprim e aq më pak në këtë kohë në të cilën Kosova po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Nuk e kam imangjinu se do të ndodhe në këtë kohë shkarkimi i një anshëm I një ministri si Veliu dhe pikërisht në këtë kohë me të cilën po përballet Kosova. Jo vetëm shkarkimi por edhe mos thirrja e kabinetit qeveritar”, ka thënë ai.

Haziri ka thënë se cështja e shpalljes së gjendjes së jashtëzkonshme është politizuar mirëpo sipas tij gjendja po përballohet edhe me shpallje të emrgjencës shëndetësore.

Ndërsa ai e përsërit që për të mbetet një befasi ky vendim sipas tij i një anshëm i shkarkimit të Veliut.

Ai thekson se petkun e kryeministrit Kurtit ia besuan ata.

“Vendimi i njëanshëm i Kurtit për mua mbetet befasi”, ka thënë Haziri.

Ministri Mustafa: Madhështia e LDK-së, është sepse ajo ndërtoi miqësinë me Amerikën dhe Evropën

04/23/2020 15:20

As Lutfi Haziri nuk mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u vendos për kandidatin për kryeministër!